Atentat në Lushnje, dy të vrarë dhe tre të plagosur

Atentat në Lushnje, dy të vrarë dhe tre të plagosur

0

Dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri që ndodhi në shëtitoren e qytetit të Lushnjes, pasditen e sotme.

ABC News raporton se njëri nga viktimat është Zamir Latifi.

Atentatorët qëlluan me breshëri kallashnikovi nga një makinë dhe më pas u larguan në drejtim të paditur.

Identiteti i tyre nuk dihet, ndërsa policia ka ngritur postblloqe për kapjen e tyre.

Sipas ABC News, dy viktimat janë miq të familjes së Aldo Bares. Ndërkohë, nuk ka informacione as për të plagosurit.

Mësohet se ata ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shkaqet e vrasjes mbeten ende mister. Paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një luftë bandash.

Related Post

Share.

Comments are closed.