Basha: autorët e incidentit të Elbasanit janë larguar nga Shqipëria me ndihmën e policisë (video)

Basha: autorët e incidentit të Elbasanit janë larguar nga Shqipëria me ndihmën e policisë (video)

0

Lulzim Basha, kryetar i PD-së, akuzoi policinë se ka ndihmuar personat e përfshirë në incidentin e Elbasanit pak javë më pare, që të arratisen nga vendi.

Në një deklaratë për mediat, Basha riktheu në vëmendje edhe njëherë incidentin e Elbasanit, ku një makinë e blinduar goditi automjetin e e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit.

PD-ja ka denoncuar publikisht se pas kësaj ngjarje fshihet Suel Çela, mik i Sokol Sanxhaktarit, dhëndri i kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

“Të dyshuarit kryesorë që kanë qenë në makinën e blinduar që përplasi policinë në Elbasan me ndihmën e policisë së korruptuar të Edi Ramës janë larguar nga vendi dhe sot gjenden në një vend anëtar të Bashkimit Evropian”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se gjysma e shqiptarëve duan të largohen nga vendi, një numër ky i dyfishuar në katër vitet e fundit. Sipas Bashës, motivi që ky vend po bëhet i pajetueshëm është gjendja e rënduar ekonomike, as sa qytetarët nuk përballojnë dot ushqimin dhe ngrohjen e shtëpive, dhe jo më të paguajnë faturat e dritave, ujit, apo kësteve të huasë.

Por gjithashtu Basha përmendi edhe situatën e kriminalitetit në vend si një arsye kryesore sepse duan të largohen shqiptarët nga vendi. Basha tha se para kësaj gjendje dramatike për shqiptarët, kryeministri Edi Rama mbron kriminelët.

“Vendi do të shpëtohet vetëm nga vota e lirë , e cila i kthen pushtetin qytetarëve, vendos rendin dhe ligjin, dhe e çon buxhetin e shtetit për hapjen e vendeve reale të punës. Kjo është e vetmja mënyrë për të zhbllokuar integrimin evropian”, tha Basha. /tesheshi.com/

Related Post

Share.

Comments are closed.