Dhjetë vërejtje të cilat flasin qartë që lythi juaj – është i rrezikshëm për jetën

Dhjetë vërejtje të cilat flasin qartë që lythi juaj – është i rrezikshëm për jetën

0

Çdo ndryshim në lyth mund të jetë shenjë që do të duhej të shkoni te dermatologu.

Gjatë decenies së kaluar, numri i personave me melanoma është shtuar dyfish, më shumë te meshkujt sesa te femrat.

Gjithsej 86% e rasteve me melanomë janë të mundshme të shërohen, mirëpo si ta pengoni shfaqjen e tyre?

Zgjidhja më e mirë për zbulimin e tyre është në fazën e hershme, gjë që nënkupton përcjelljen e lythit dhe ndryshimet eventuale, transmeton Telegrafi.

“Lythat janë njolla të ngjyrosura në lëkurë, të cilët i bëjnë qelizat që prodhojnë pigmentin. Shumica e lythave janë beninjë, mirëpo ekzistojnë disa raste të cilat mund të zhvillohen në melanomë”, shpjegon dr. Seth Rankin.

Lythat mund të shfaqen në çdo vend të trupit, por më së shpeshti shfaqen në fytyrë, në këmbë, në shpinë dhe në duar.

Melanoma në fillim mund të shfaqet si njollë e errët, e cila më herët nuk ka qenë e pranishme dhe mund të ndryshojë madhësinë, përkatësisht mund të rritet.

Ndryshimi i madhësisë, i ngjyrës dhe i formës mund të jetë shenjë që duhet të kontrollohet ai lyth.

Si të zbulohet herët melanoma?

1. Asimetria – kur dy gjysma të lythit tuaj nuk duken njësoj
2. Kufijtë – nëse ndonjëra nga vijat nuk është e rrafshët apo është e ndërprerë
3. Ngjyra – nëse lythi juaj ka ngjyra të ndryshme
4. Diametri – matni lythin, diametri nuk do të duhej të jetë më i madh se 6 milimetra
5. Lartësia – a është lythi i ngritur mbi sipërfaqe të lëkurës

Faktorët e tjerë të cilëve duhet t’u kushtojmë kujdes janë:

6. Plaga që nuk mbyllet
7. Ngjyrimi i pikëzuar në lyth apo lythi zgjerohet në lëkurën përreth
8. Ënjtje dhe skuqje përtej kufirit të lythit
9. Lythi fillon të dhembë apo të kruhet.
10. Lythi rrjedh gjak. /Telegrafi/

Related Post

Share.

Comments are closed.