Ibrahimi: BDI keqpërdorë e-mailin dhe bisedat private, presim reagimin e policisë “reformatore” (VIDEO)

Ibrahimi: BDI keqpërdorë e-mailin dhe bisedat private, presim reagimin e policisë “reformatore” (VIDEO)

0

Shefat e kandidatit të LSDM-BDI-së për disa ditë po vazhdojnë me sulmet qyqare ndaj prIvatësisë sime. Kështu mes tjerash tha kandidati i Lëvizjes BESA për komunën e Çairit, Zeqirija Ibrahimi. Ai akuzoi se kundërtarët politik, me sulme të ulëta dhe në mënyrë më çnjerëzore mundohen që ta mbajmë nën kontroll e-mailin dhe facebook-un e tij personal, duke shkelur kështu çdo normë ligjore dhe juridike.

‘Këto sulme, që herë vijnë nga kandidati në fjalë e herë edhe nga shefat e tij, flet për panikun dhe frikën që i kapluar ata, të cilët e ndjejnë humbjen e zgjedhjeve në Çair më 15 tetor dhe përgjegjësinë që duhet të japin për veprat e tyre denigruese. Të nderuar qytetarë, nga këtu dua t’ia bëj me dije oponentit tim politik dhe shefave të tij, se të gjitha rastet dhe cenimet ndaj privatësisë sime – tash pas kësaj konference do të paraqiten në organet kompetente dhe sektorin pranë MPB-së’, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi, Lëvizja BESA.

Ibrahimi kërkoi që të gjitha organet kompetente sa më parë të shqyrtojnë rastin dhe sa më parë të dënohen autorët e sulmeve, kushdo qofshin ato.

Unë pres që drejtuesit e shtetit, më saktë pushteti aktual, që e mban veten “reformator” ta dëshmojë veten se sa është reformator, ndërsa i bëj thirrje edhe bashkësisë ndërkombëtare në Maqedoni që ta evidentojë këtë rast dhe ta ketë parasysh kur këta njerëz të paskrupullt u vardisen nëpër zyrat e tyre. Këtu nuk është në pyetje personi Zeqirija Ibrahimi, madje as lëvizja BESA, por kështu po rrezikohet privatësia e qytetarëve dhe po standardizohet shantazhi”, ka shtuar më tej Ibrahimi.

Ibrahimi thotë se nëse sot kundërshtarët e tij politik cenojnë privatësinë e tij, shumë më lehtë e kanë të hyjnë në privatësinë e çdo qytetari tjetër. “Frika ilaç nuk ka”, theksoi Ibrahimi, duke shtuar se kundërkandidati i tij është për ta vajtuar, nëse dëshiron fitore me këso mjete.

Hava Tahiri /SHENJA/

Related Post

Share.

Comments are closed.