Idriz Orana në “Studio e hapur”: Bitpazarin do ta ndërtojmë nën tokë dhe do t’ia hapim fytyrën Çarshisë (VIDEO)

Idriz Orana në “Studio e hapur”: Bitpazarin do ta ndërtojmë nën tokë dhe do t’ia hapim fytyrën Çarshisë (VIDEO)

0

Kandidati i PDSH-së për Komunën e Çairit, Idriz Orana, vlerëson se projekti aktual për “Bitpazarin” është i dëmshëm dhe i mbulon pamjen Çarshisë së vjetër. Në emisionin debativ “Studio e hapur” Orana tha se ka plan për ndërtimin e Bitpazarit nën tokë dhe mbi të planifikon një shesh me të gjitha kushtet e nevojshme. Në këtë mënyrë ai tha se do t’i hapet pamja edhe Çarshisë së vjetër.

“Ai treg mendoj projekti pilot ose projekti përfundimtar është në dëm edhe të vetë punonjësve por edhe në të ardhmen. Të gjithë ne mburremi dhe krenohemi se e kemi emblemën, e kemi çarshinë, trashëgiminë kulturore më të madhe në Ballkan, e kështu me radhë. Ne ja mbyllim fytyrën Çarshisë. Tregu i gjelbërt mendoj se duhet të jetë nëntokësorë dhe ajo të jetë një shesh, tjetër në të cilin do të ketë parqe me fontanë siç i kanë në Aerodrom dhe në pjesët tjera. Ky projekt të them të drejtën kushton goxha bukur, mbi 25-30 milion. Është pronë private, por dua të jem shumë i sinqertë që këto gjëra janë edhe shumë profitabile”, tha Orana në emisionin “Studio e hapur” që transmetohet në TV SHENJA.

Related Post

Share.

Comments are closed.