Kaliforni: Nga zjarret “katastrofale” kanë vdekur dhjetëra vetë

Kaliforni: Nga zjarret “katastrofale” kanë vdekur dhjetëra vetë

0

Ekipe të shumta të zjarrfikësve me qindra makina, po përpiqen t’i ndalin zjarret në Kaliforni (SHBA), nga të cilat janë vrarë së paku 23 vetë, qindra të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa mijëra banorë kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Guvernatori i Kalifornisë, Jerry Brown, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në disa rajone.

Zjarret shpërthyen më 8 tetor, ndërsa shkaku i përhapjes së tyre ende nuk është përcaktuar zyrtarisht.

Sipas Departamentit për male dhe mbrojtje nga zjarri në Kaliforni, përçuesit elektrikë të rrëzuar nga erërat e forta ndoshta i kanë shkaktuar zjarret.

“Ky është zhvillim serioz, kritik dhe katastrofal”, tha mbrëmë shefi i zjarrfikësve të Kalifornisë, Ken Pimlott. /Rel/

Related Post

Share.

Comments are closed.