Kuvendin i Shqipërisë përkujton viktimat e regjimit komunist

Kuvendin i Shqipërisë përkujton viktimat e regjimit komunist

0

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit gjatë Komunizmit dhe Kuvendi i Shqipërisë në bashkëpunim me Qendrën e Studimeve Albanologjike organizuan sot një aktivitet përkujtimor për viktimat e komunizmit në Shqipëri, me rastin e 70-vjetorit të ekzekutimit të grupit të deputetëve opozitarë nga regjimi komunist, raporton Anadolu Agency (AA).

Në seancën përkujtimore ishin ftuar familjarë të deputetëve opozitarë të vrarë në vitin 1947 në Shqipëri dhe familjarë të ish-të përndjekurve politikë nga regjimi komunist.

Në fjalën e tij në këtë seancë përkujtimore, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u shpreh se ligji për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit përbën një hap përpara për Shqipërinë, që sipas tij do të radhitet përkrah atyre vendeve që e kanë lënë të kaluarën komuniste pas.

“Rikujtimi i tyre sot në këtë sallë vlen për aq kohë sa mbetet sfidë për ne dhe bashkëkohësit tanë në raport me politikën si arsye që i bën njerëzit së bashku në emër të vlerave më të larta. Ne jemi sot këtu si rezultat i lirisë dhe për ta përdoru lirinë në funksion të atyre që këtu na kanë sjellë.”

Ndërsa kryetari i opozitës, njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha theksoi: “70 vjet më parë regjimi barbar komunist i Enver Hoxhës pushkatoi grupin e deputetëve të fundit opozitarë që kishin mbetur në këtë sallë. I vrau sepse mendonin ndryshe, i vrau sepse nuk u pajtuan me komunizmin, nuk u pajtuan me vdekjen e pluralizmit politik. Para tyre ishin eliminuar, burgosur, torturuar, ekzekutuar dhe internuar pjesa më e madhe e elitës së kombit. Klerikë, intelektualë, inxhinierë, ekonomistë, artistë, mjekë, dhe profesionistë të shkëlqyer do t’i pasonin në dekadat e ardhshme.”

Pjesë aktivitete në fjalë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatik, ndërsa u trajtuan aspekte të ndryshme mbi sistemin komunist në Shqipëri, viktimat e shkaktuara nga regjimi komunist, etj.

Kujtojmë se regjimi komunist në vitin 1947 pushkatoi pasi i dënoi me vdekje 15 deputetë opozitarë, me pretendimin se kanë kundërshtuar regjimin.

Related Post

Share.

Comments are closed.