Qeveria e Irakut vendos kontrollin e plotë në Kirkuk

Qeveria e Irakut vendos kontrollin e plotë në Kirkuk

0

Forcat që i përkasin qeverisë qendrore të Irakut kanë siguruar kontroll mbi të gjithë qytetin e Kirkukut, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim të publikuar nga Komanda e Përbashkët Operacionale e Irakut, theksohet se si rezultat i operacionit të nisur mbrëmë në mesnatë nga ushtria e Irakut, policia federale dhe forcat Hashdi Shabi për “vendosjen e sigurisë në Kirkuk” është siguruar kontrolli i plotë në qendër të qytetit.

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se në institucionet shtetërore janë vendosur flamujt e Irakut.

Në deklaratë theksohet më tej se “Është vendosur kontrolli i plotë mbi Kompaninë Veriore të Naftës, Depozitat e naftës Baba Gurgur, Baza ushtarake K1, centrali elektrik, rafineria Molla Abdullah, aeroporti i Kirkukut, baza Tazehurmatu, zonat Lejlan, Dakuk, Yajci, Tirkalan dhe rajoni Tuzhurmatu, ura Tikritit, rruga kryesore në jug të Kirkukut dhe qendra e qytetit Kirkuk.”

Related Post

Share.

Comments are closed.