Rama thotë mirëmëngjes dhe shpall 16 vende të lira pune

Rama thotë mirëmëngjes dhe shpall 16 vende të lira pune

0

Kryeministri Edi Rama e ka nisur edhe mëngjesin e sotëm duke bërë thirrje për aplikime për plotësimin e 16 vendeve të lira për drejtorë të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale.
Rama sqaron se për këto vende vakante ka afat për aplikime është deri në 23 tetor.

“MIRËMËNGJES dhe ju uroj një ditë të mbarë me nxitjen që të merrni pjesë në konkurrimin e hapur për vendet vakante të drejtimit të 16 drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të zonave informale. Për të gjithë të interesuarit, afati i fundit i aplikimit është data 23 tetor dhe për t’u njohur me kushtet dhe kriteret e kandidimit, mjafton një klikim në këtë link: http://www.aluizni.gov.al/url-shpallje/ Forca dhe suksese!”, shkruan Rama.

Related Post

Share.

Comments are closed.