Studio e hapur: Ky është projekti i Faruk Avdiut nga APSH për bulevardin te Çairçanka (VIDEO)

Studio e hapur: Ky është projekti i Faruk Avdiut nga APSH për bulevardin te Çairçanka (VIDEO)

0

Kandidati i Aleancës për Shqiptarët për Komunën e Çairit, Faruk Avdiu, në emisionin “Studio e hapur” tha se mbikalimet në Çairçankë janë jo funksionale dhe këmbësorët mbeten edhe më tej në rrezik. Andaj ai parasheh ndërtimin e kalimeve nëntokësore ku do të ketë hapësirë edhe për veprimtari afariste.

“Mbikalimet nuk janë funksional që i ka vendosur administrata e mëparshme të tregu i gjelbërt dhe tek Çairçanka. Ideja ime është që të bëhen nënkalime, që këmbësorët të kalojnë nën tokë. Është një projekt shumë i mirë për Komunën e Çairit për arsye se edhe ajo nëntoka në të cilën bëhen nënkalimet mund të shfrytëzohet për zonë e biznesit. Mund të hapen shitore dhe ajo do t’ua mundëson edhe konsumatorëve shkuarjen në bitpazar, aspektin e sigurimit të këmbësorëve dhe ka shumë aspekte të tjera”, tha Avdiu në “Studio e hapur” që transmetohet në TV SHENJA.

Related Post

Share.

Comments are closed.