Zeqirija Ibrahimi i Lëvizjes BESA në “Studio në hapur”: Do të bëhet revizion i gjithë asaj që është punuar në komunën e Çairit, arsimi do të depolitizohet (VIDEO)

Zeqirija Ibrahimi i Lëvizjes BESA në “Studio në hapur”: Do të bëhet revizion i gjithë asaj që është punuar në komunën e Çairit, arsimi do të depolitizohet (VIDEO)

0

Me ardhjen tonë në krye të komunës së Çairit do të bëjmë një revizion të gjithë punës që është bërë në komunën e Çairit në periudhën e kaluar. Kështu tha kandidati i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi në emisionin “Studio e hapur”, ndërsa shtoi se është i sigurt se revizioni do të nxjerr në pah shumë abuzime që janë bërë në komunë dhe këto abuzime, tha ai, do të paraqiten tek organet e rendit dhe drejtësisë.

Ibrahimi përmendi edhe çështjen e arsimit si një dhimbje që duhet kuruar sa më shpejtë.

“Mendoj se çështja e arsimit është një dhimbje që le pasoja edhe në plan afatshkurtë dhe afatgjatë. Në plan afat shkurt e kemi shembullin e asaj që janë të uzurpuara oborret e shkollave a janë klasat të mbingarkuara. Ne do të bëjmë që oborret të çlirohen prej uzurpatoreve dhe të bëhen anekse të shkollave që të mund klasave të jenë me nxënës sa më pak, por kur flasim për arsimin aty e kemi edhe depolitizimin e arsimit dhe ngritjen e cilësisë”, ka deklaruar Ibrahimi në “Studio e hapur” në TV SHENJA.

Related Post

Share.

Comments are closed.